Lajme
Nis lirimi i rrugëve në Pejë pas vërshimeve të së shtunës
Demokracia
14:14 | 25 Qershor 2023

Share:

Në qytetin e Pejës ka filluar lirimi i rrugëve që ditën e shtunë u bllokuan nga vërshimet.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj tha për Telegrafin se ekipet gjenden në terren, të cilat po punojnë për lirimin e rrugëve.

“Gjendja është stabile sot, ekipet janë duke liruar rrugët. Ende nuk kemi bërë vlerësimin e dëmve të shkaktuara nga vërshimet”, tha ai.

Nga vërshimet e së shtunës humbën jetën një nënë bashkë me djalin e saj, ndërsa u lënduan edhe disa qytetarë.

Gjithashtu u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Pas vërshimeve në Pejë, krerët e shtetit kanë ngushëlluar familjen Ademaj për humbjen e familjarëve të tyre, ndërsa kanë ofruar mbështetje për qytetarët e Pejës.

Ndërsa, nga IHMK kanë paralajmëruar se edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shiu.

Të ngjashme