Lajme
Nipi gjen pa shenja jete gjyshërit në banesë, njëri dyshohet të jetë vetëvarur
Demokracia
23:25 | 20 Qershor 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Bëhet e ditur se në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, një qytetar me iniciale M. M. ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshërit e tij.

Dyshohet se 80-vjeçari është vetëvarur, kurse bashkëshortja e tij po 80 vjeç është gjetur pa ndjenja. Më pas, stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Të ngjashme