Lifestyle
Nike krijon uniformën për vajzat atlete në Lojërat Olimpike dhe akuzohet për seksizëm
Demokracia
15:14 | 18 Prill 2024

Share:

Nike zbuloi uniformat e reja që do të mbajnë atletët amerikanë në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë. Një nga versionet femërore të uniformave ka tërhequr më shumë vëmendjen për shkak të ekspozimit më të madh në zonën e dekoltesë, ijeve dhe barkut.

Shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme sidomos në një event të nivelit botëror.

Nike u justifikua se krijimi i uniformave ishte i mirëmenduar dhe i testuar me atletët për të qenë sa më efiçentë.

Ish-atletja Lauren Fleshman, e cili fitoi pesë kampionate NCAA dhe dy kampionate kombëtare si profesioniste, e quajti veshjen si “një kostum i lindur nga forcat patriarkale që nuk janë më të mirëpritura apo të nevojshme për të hequr vëmendjen nga sporti i femrave. Nëse kjo veshje do të ishte vërtet e dobishme për performancën fizike, burrat do ta vishnin gjithashtu atë”, tha ajo.

Të ngjashme