Lajme
Miftaraj: Suksesi më i madh i Kurtit po del të jetë shkatërrimi i TASK Forcës kundër korrupsion
Demokracia
22:02 | 01 Maj 2024

Share:

Pas raportimit të gazetës Nacionale rreth luftës së pushtetit me hetuesit policorë të aferave korruptive, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkatërrimi i TASK Forcës kundër korrupsionit po del të jetë “suksesi më i madh i Kurtit”.

Miftaraj ka renditur tre hapa që, sipas tij, dëshmojnë luftën e Kurtit kundër Task Forcës që lufton korrupsionin në vend.

Postimi:

Suksesi me i madh i Albin Kurtit ne luften kunder korrupsion po del te jete shkaterrimi i TASK Forces kunder korrupsion ne tre hapa:

1. Ulja e pagave per policet hetues ne TASK Force;

2. Shkarkimi i drejtorit te TASK Forces; dhe

3. Zevendesimi i policeve hetues ne TASK Force.

P.S. Edhe pas 38 muajve ne qeverisje kjo qeveri ende nuk e ka te miratuar Strategjine kunder Korrupsion.

Të ngjashme