Lajme
Ngujohen 30 minatorë në “Trepçë”
Demokracia
15:03 | 10 Prill 2023

Share:

Aktualisht rreth 30 minatorë të minierës së “Trepçës”, kanë mbetur të ngujuar që nga ora 3:00 e mëngjesit të sotëm.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se si rrjedhojë e një defekti të energjisë elektrike, 30 minatorë të ndërrimit të tretë, mbeten të bllokuar në minierë.

Ai kanë thënë se numri i minatorëe të bllokuar në minierë ka qenë edhe më I madh, por disa kanë arritur të dalin nga aty.

Januzi theksoi se gjendja e minatorëve të ngujuar në “Trepçë” është e mirë dhe se po bëhen përpjekje që të dalin sa më shpejtë.

Të ngjashme