Lajme
Ngritet aktakuzë për kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj
Demokracia
15:06 | 07 Prill 2021

Share:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Departamentin Special, kundër kryetarit të Malishevës Ragib Begaj, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit Prokurorisë Speciale aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje, përcjell Demokracia.com.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale, pa ndërhyrje:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit R.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.

Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme