Lajme
Ngritët aktakuzë ndaj njëzet personave për kontrabandim me migrantë
Demokracia
16:10 | 15 Shkurt 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë- Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër tetë të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, raporton Demokracia.com

Prokuroria po ashtu ka njoftuar se ka ngritur aktauzë edhe ndaj dymbëdhjetë të pandehurve me iniciale T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., R.N., A.N., A.P., M.P., N.K., B.H., dhe I.S., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës e të cilët nuk ishin shtetas të Republikës së Kosovës, duke u mundësuar të njëjtëve kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit./Demokracia.com/

Të ngjashme