Lajme
Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Një burrë vret tre gra, e kishte vrarë edhe një tjetër më 2007
Demokracia
17:49 | 01 Mars 2023

Share:

Në Tiranë ka ndodhur një krim i rëndë, një burrë ka vrarë tri gra.

Top Chanell ka raportuar se Dan Hutra rreth 40 vjeç ka plagosur me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysa 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Sipas policisë shqiptare, Dan Hutra, ka qenë disa herë i arrestuar. Së fundmi ai është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi raportohet se ai ka qenë i dënuar në vitin 2007 në Kukës, për vrasjen e bashkëshortes së tij.

“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës”, thuhet në deklaratën e policisë.

Të ngjashme