Lajme
Ngjarje e rëndë në Mitrovicë, 35-vjeçarja vdes si pasojë e rënies nga ndërtesa
Demokracia
19:47 | 08 Shkurt 2023

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë pasditen e së mërkurës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka thënë se një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga ndërtesa.

“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”.

“Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Të ngjashme