ShowBiz
Nga suksesi me Rita Orën e Bebe Rexhën, në Eurovision. Kush janë tre bashkëpunëtorët e Besa Kokëdhimës?
Demokracia
11:58 | 06 Mars 2024

Share:

Numërimi mbrapsht ka filluar, edicioni i 68-të i Eurovision është afër dhe Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenën e “Malmo Arena” më 9 maj, me “Titan”.

Përgatitjet kanë filluar, versioni final i këngës është gati dhe Besa ka zbuluar disa detaje të vogla sesi do të vijë këtë herë.

Si për shembull, 3 emrat me të cilët ka punuar gjatë këtyre muajve.

Nga suksesi me Rita Orën e Bebe Rexhën, në Eurovision. Kush

Bëhet fjalë për kantautoren e mirënjohur polake Gia Koka, producentin Serban Cazan dhe producentin francez Alias LJ. Gia Koka është një prej kantautoreve më të suksesshme të ditëve të sotme, duke numëruar miliona shikime në “Spotify” dhe dhjetra bashkëpunime me artistë të njohur botërorë si Rita Ora, Bebe Rexha, Ellie Goudling, Zara Larsson, Chloe George, Babs Savage etj.

Nga suksesi me Rita Orën e Bebe Rexhën, në Eurovision. Kush

Kurse producenti Serban Cazan padyshim numëron një listë të gjatë të bashkëpunimeve me yje botërore Rita Ora, Rag N Bone Man, Tom Walker, FLO, Mabel, Anne-Marie, Ella Henderson, Sam Ryder, James Carter, Ofenbach, James Blunt, Talia Mar, Claudia Valentina etj. Prit pak, mbaroi?

Nga suksesi me Rita Orën e Bebe Rexhën, në Eurovision. Kush

Joo, trinomit të bashkëpunimit i shtohet edhe producenti francez Alias LJ, bashkëpunimin me të cilin Besa e ka prej disa vitesh.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024