Lajme
Nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen shëndetësore e të plagosurit me armë zjarri në Prishtinë
Demokracia
22:30 | 03 Shkurt 2021

Share:

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “UÇK”, në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës.

Rreth orës 21:30 një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ejup Govori, mjek kujdestar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur për Demokracia.com, se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Govori po ashtu ka treguar se ai është plagosur në pjesën e poshtme të shpinës.

“Gjendja e tij është stabile. E kemi bërë një CT dhe tash po presim rezultatet. I plagosuri ka ardhur para gjysmë ore dhe jemi duke i pritur rezultatet deri sa t’na vinë edhe shohim më tutje se çka do të bëhet. Është i plagosur në shpinë diku, në pjesën e poshtme të shpinës. Në bazë të ekzaminimit fillestar nuk po dyshojmë se predha i ka bërë dëme të mëdha në organizëm”, ka treguar Govori për Demokracia.com.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë në kërkim të të dyshuarve për këtë incident. /Demorkacia.com/

Të ngjashme