Lajme
Nga nesër rikthehet koha me shi në Kosovë
Demokracia
15:28 | 04 Nëntor 2022

Share:

Këtë fundjavë do të rikthehet shiu në Kosovë dhe moti i vranët e më i ftohtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu në pjesë të ndryshme të Dukagjinit, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të asaj ane. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Kurse, të dielën mot më dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.

“Reshjet me intensitet më të lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje. Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius”.

Të ngjashme