Sport
Nga edicioni i ri, VAR-i edhe në Ligën e Parë të Kosovës
Demokracia
10:33 | 28 Korrik 2022

Share:

Nga edicioni i ri 2022/23, sistemi VAR do të jetë edhe në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Vendimi është marrë nga mbledhja e mbajtur të mërkurën nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“KE konstatoi se afati kalimtar por rrjedhë normalisht, sikur që FFK-ja tashmë për sistemin VAR sa i përket resurseve njerëzore është plotësisht e gatshme që ta zbatojë atë edhe në Ligën e Parë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga uebfaqja e FFK-së.

Shtëpia e futbollit kosovar edhe kohë më parë e kishte menduar implementimin e sistemit VAR në Ligën e Parë.

Sistemi VAR është implementuar në Superligën e Kosovës në edicionin e fundit, e cila rezultoi e suksesshme në shumë raste duke eliminuar gabimet e mëdha të gjyqtarëve./Demokracia.com/

Të ngjashme