Lajme
Nga batutat e Valon Sylës, deri te aktakuza për serbin që ishte ushtar i forcave të Millosheviqit: Çka ndodhi këtë javë nëpër seanca gjyqësore?
Demokracia
20:26 | 26 Nëntor 2023

Share:

Valon Syla nuk është interesant veç në studio televizive. Ani pse rasti i tij është shumë i rëndë, pasi tre persona e sulmuan dhe e rrahën për fjalën e tij të lirë, ai me karizmin e tij, e bëri që seanca mjaft e rëndë në esencë të shndërrohet në diçka thënë kushtimisht të këndshme për ta parë.

Fillimisht ai e përshkroi se si dukej sulmuesi i tij e si filloi sulmi ndaj tij.

Ai i krahasoi sulmuesit e tij me të famshim Lavdrim Muhaxheri.

Syla në gjykatë u shpreh i bindur që sulmi kundër tij, ishte me tendenca terroriste.

Ndryshe, sulmi ndaj analisitit Valon Syla erdhi pasi ky i fundit kishte bërë disa reagime lidhur me dhurmin e një veture “Mercedes” dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Syla kishte kritikuar ashpër këtë gjest të hoxhollarëve, duke i quajtur “mulla mercedesa”.

Në shikim të parë, Syla kishte thënë se Tërnava është marakli i kerreve dhe ka treguar një ngjarje personale të vitit 1984.

Ai ka thënë hoxhollarët po sillen si “Mulla Mercedsa” në muajin e Ramazanit në vend se të reflektonin për modesti.

53 milionëshi

Ekipi i Nacionales gjatë javës ndoqi nga afër edhe seancën ndaj deputetit Pal Lekaj, i cili është i akuzuar për rastin e njohur si 53 milionëshi.

Në këtë rast, shteti nuk arriti të siguroj praninë e dëshmitarit nga Kompania Bechtel Enca. Prokuroria vendosi të përdorë deklaratat e dëshmitarit në polici, por që u kundërshtua nga avokatët

Avokatët nuk pranuan të lexohet vetëm ajo deklaratë.

Këtë mini-betejë e fituan avokatët, pasi gjykata ua refuzoi Prokurorisë kërkesën.

Gjykimi në mungesë, për krime lufte

Këtë javë ndodhi edhe një zhvillim shumë i rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë. Anipse nuk mori jehonë të madhe, në Prishtinë është mbajtur seanca në mungesë ndaj një ushtari serb.

Çedomir Aksiq, dyshohet për ekzekutimin e 4 vëllezërve gjatë luftës në Kosovë, njërin nga ta thuhet se e qëlloi në prani të gruas së tij.

Sipas aktakuzës, thuhet se Aksiq prej periudhës janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal të unifomuar, kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integriteti trupor ose shëndetit dhe frikës ndaj popullatës civile.

Anipse Çedomir Aksiq, nuk po kapet as pas fletarrestit ndërkombëtar, Gjykatat e Kosovës, do ta vazhdojnë gjykimin e tij, me praninë e mbrojtjes së ish ushtarit serb.

Këto ishin top 3 rastet nga sallat e gjyqeve të Kosovës për këtë javë.

Të ngjashme