Sport
Neymar reagon me emocion para operacionit në këmbë
Demokracia
10:38 | 07 Mars 2023

Share:

Sezoni 2022-2023 për sulmuesin brazilian të PSG, Neymar ka përfunduar, pasi lojtari do të operohet në kyçin e këmbës së djathtë. Klubi ka konfirmuar se brazilianit do t’i duhen 3-4 muaj që të rikthehet, ndaj dhe PSG humbet një nga titullarët kryesorë në momentin me delikat të sezonit.

Neymar, përmes një positmi në rrjetet sociale, ka reaguar për këtë mungesë të gjatë. “Do të rikthehem më i fortë se më parë”, ka qenë komentin i Neymar, që nuk dorëzohet para këtij operacioni, që do ta lërë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Naymar do të rikthehet të luajë sezonin e ri.

Braziliani u dëmtua më 20 shkurt në të njëjtin vend ku dhe u dëmtua gjatë Kupës së Botës me kombëtaren. Kjo përsëritje e dëmtimit bëri që klubi të vendosë për operacionin e Neymar, që do të kryhet në Doha brenda kësaj jave.

Të ngjashme