Auto&Tech
Netflix do të lansojë në nëntor opsionin me reklama ku abonimi do të jetë më i lirë
Demokracia
22:10 | 14 Tetor 2022

Share:

Netflix po lanson një opsion të ri transmetimi me reklama në nëntor, ku abonimi do të kushtojë pak më lirë, derisa lufton për të mbajtur shikuesit.

Plani do të jetë i disponueshëm në 12 vende duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Kanadanë, Meksikën dhe Australinë, transmeton Telegrafi.

Përdoruesit do të paguajnë 4.99 funte në muaj për shërbimin në Mbretërinë e Bashkuar, derisa në SHBA 6.99 dollarë.

Netflix ka humbur klientët ndërsa konkurrenca dhe presionet e kostos së jetesës rriten.

Kompania humbi më shumë se 1 milion abonentë në gjysmën e parë të këtij viti. Ajo do të ofrojë një përditësim të asaj shifre për investitorët javën e ardhshme.

Abonentët e ofertës së re duhet të presin të shohin mesatarisht katër deri në pesë minuta reklama në orë, tha kompania.

Disa filma dhe seriale televizive gjithashtu nuk do të jenë të disponueshme për shkak të kufizimeve të licencimit.

Kompania tha se planifikon të zgjerojë ofertën në më shumë vende me kalimin e kohës.

Të ngjashme