Lajme
Nesër PZAP-i jep fjalën e fundit rreth ankesave të LVV-së, AAK-së dhe Nismës
Demokracia
10:57 | 25 Janar 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nesër do të japë përgjigje rreth ankesave të partive politike.

Nëntë apele nga subjekte politike e kandidatë, u dorëzuan më 23 janar, pas moscertifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e 22 janarit, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Të martën është afati i fundit kur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duhet t’i japë epilog ankesave të subjekteve politike dhe kandidatëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pasi këto parti nuk i kishin zëvendësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, shkruan Demokracia.com.

KGJK kishte thënë se “janë 47 kandidatë nga rreth 1,080, të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vjetët e fundit”.

Pas vendimit të KQZ-së, për moscertifikimin e këtyre listave zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje, ishte ankuar menjëherë në PZAP, pasi që e quanin të padrejtë vendimin e KQZ-së.

Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, 23 Janar 2021

 

Në anën tjetër, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thënë për Demokracia.com, se ata në PZAP janë ankuar vetëm që të respektohet data e certifikimit, pra që data e certifikimit të llogaritet nga data e certifikimit dhe jo nga data e shpalljes së zgjedhjeve.

Po ashtu, nga ky subjekt politik kanë bërë të ditur se kanë dorëzuar edhe tre emra për zëvendësimin e listës së tyre në KQZ, ashtu edhe siç është kërkuar.

Në anën tjetër, Nisma Socialdemokrate, këtë vendim të KQZ-së e kishte quajtur të gabuar, dhe presin që këtë gjë ta përmirësojë PZAP-i.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

NISMA Socialdemokrate tanimë ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Saturday, 23 Janar 2021

PZAP-ja, përmes një njoftimi të fundit ka bërë të ditur se nesër është afati i fundit kur edhe do të merren vendimet për këto nëntë apele të subjekteve politike.

“Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe Facebook të tij zyrtar, do të ju informoj në afatin më të shpejtë të mundshëm  për vendimet që do ti marrë lidhur me Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve. Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar 2021”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe…

Posted by Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa on E hënë, 25 Janar 2021

Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të gjashtë subjekteve politike, në mesin e tyre edhe listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate. /Demokracia.com

Të ngjashme