Lajme
Nesër fillojnë punën 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat e Prishtinës
Demokracia
20:29 | 17 Maj 2022

Share:

Në Komunën e Prishtinës që nga dita e nesërme do të fillojnë punën 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme do të fillojnë punën 15 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, shkruan Demokracia.com.

Musmurati është zotuar se qasja në arsim do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të kujdesen që asnjë fëmijë të mos mbetet mbrapa.

Njoftimi i plotë i Musmuratit, pa ndërhyrje:

Nga nesër fillojnë punën 15 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në shkollat e Prishtinës. Sot në takim të përbashkët me ta folëm për detyrat dhe përgjegjësitë e secilit, si dhe rëndësinë e madhe që kanë për zhvillimin e fëmijëve. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për më shumë staf mbështetës për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe se ky është vetëm hapi i parë në drejtim të duhur. Unë zotohem se qasja jonë arsimore do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të kujdesemi që asnjë fëmijë të mos mbetet mbrapa. Urime të gjithëve dhe suksese në rrugëtimin e ri!. /Demokracia.com/

Të ngjashme