Lajme
“Nëse Kievi bie në duart e rusëve, domino efekt edhe në Ballkan”
Demokracia
18:30 | 28 Shkurt 2022

Share:

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, paralajmëroi për pasojat e rënies së mundshme të Kievit nën sundimin e ushtrisë ruse.

“Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë presidentin rus Vladimir Putin, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Evropën Lindore”, tha ai për portalin Euractive, transmeton Demokracia.com.

“Unë jam 100 për qind i bindur se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë. Nëse Kievi bie, objektivi tjetër është Moldavia, Gjeorgjia, telashet do të lindin në Ballkanin Perëndimor, atëherë shtetet baltike janë objektivi tjetër”, tha ai, duke paralajmëruar efektin domino të pushtimit rus.

Ai u bëri thirrje sllovenëve të bashkohen në një tubim në mbështetje të Ukrainës në Lubjanë të mërkurën.

Në një intervistë, duke e krahasuar Putinin me Sllobodan Millosheviqin, ai tha se ishte e mundur të pritej “të njëjtat hapa irracionalë kur gjërat nuk shkojnë sipas planit”. /Demokracia.com/

LAJMI I FUNDIT: Shpërthime të mëdha afër Kievit (VIDEO)

Të ngjashme