Kuriozitete
Nëntë ditë pas tornados në SHBA, gjendet maçoku pa lëndime nën rrënoja
Demokracia
08:47 | 23 Dhjetor 2021

Share:

Nëntë ditë pasi tornadoja ia kishte shkatërruar ndërtesën trekatëshe me zyra në Mayfield. Sonny Gibson ishte duke qëndruar mbi rrënoja, kur iu duk se dëgjoi një mjaullimë të mekur.

Kjo i dha menjëherë shpresë që maçoku i tij, Madix, i cili nuk ishte parë që para stuhisë, ishte gjallë. Gibson thotë se ishte munduar ta gjente maçokun e zi me sy të verdhë, të cilit i pëlqente t’i përshëndeste klientët e biznesit të tij, por ishte dorëzuar pas disa ditësh.

“Nuk e di se si diçka do të mund t’i mbijetonte jo vetëm tornados, por edhe shkatërrimit që erdhi me të”, tha Gibson, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Ai ishte duke qëndruar mbi rrënoja të dielën pasdite, kur e dëgjoi zhurmën e vogël. “M’u duk se dëgjova një mjaullimë dhe mendova se mendja ime po luante me mua, prandaj e thirra emrin e tij dhe ai mjaulliu përsëri”, shtoi pronari i gëzuar i maçokut.

Zëri ishte i mbytur dhe ai nuk mundi ta gjente menjëherë vendndodhjen e saktë të kafshës, prandaj i thirri disa punëtorë për ta ndihmuar në kërkim. Pak më vonë, ata e gjetën maçokun në një vrimë nën rrënoja.

“Ishte thjesht e pabesueshme që ta vendosja përsëri në duart e mia. Nëse macet vërtet kanë nëntë jetë, ai ndoshta ka përdorur deri tetë prej tyre në atë periudhë 9-ditore”, tha Gibson.

Përpos që ishte shumë i uritur dhe i etur, maçoku nuk kishte lëndime. Gibson e dërgoi kafshën në shtëpi, ku do ta mbajë në pjesën e mbetur të jetës.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Maj 2024
Kuriozitete • 15 Maj 2024