Lajme
Nënshkroi në Prishtinë një dokument për njohje reciproke me Kosovën, Sanduloviq bllokohet në kufi nga policia Serbe
Demokracia
19:34 | 13 Mars 2023

Share:

Dy subjektet politike nga Kosova dhe nga Serbia kanë nënshkruar sot një dokument dhe deklaratë të Njohjes Reciproke.

Partia Republikane e Serbisë dhe kryetari i saj Nikola Sanduloviq si dhe Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, platformën e pajtimit mes dy vendeve e ngrenë në nivel më të lartë ku u zotuan me Nënshkrim të Marrëveshjes mes Partive Republikane të Kosovës dhe të Serbisë për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane si dhe hyrje të përbashkët në BE dhe NATO.

E menjëherë pas kësaj ngjarje që edhe vet Sanduloviqi e ka quajtur historike, ka ardhur hakmarrje e parë e shtetit të Serbisë ndaj politikanit opozitarë në Serbi.

“Në lidhje me ngjarjen e sotme historike, policia serbe me urdhër të Bratislava Gashiqit dhe Presidentit të Serbisë po më mbajnë në kufirin Serbi-Kosovë në Merdare, duke mos më lejuar të hyj në vendin tim [serbi]!”, ka shkruar Sanduloviq në Twitter.

Nikola Sanduloviq, në një deklaratë për RTV Dukagjinin ka thënë se nuk është optimist sa i përket marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se pozicioni i tij në favor të njohjes së Kosovës është i natyrshëm pasi sipas tij faktet nuk mund të ndryshohen.

Për përkrahjen ndaj Kosovës, Sanduloviq ka thënë se kanë gjuajtur eksploziv tek ndërtesa e partisë së tij./

Të ngjashme