Lajme
Nënkryetari i Mariupolit: Janë qindra të vrarë nga granatimet ruse
Demokracia
15:19 | 02 Mars 2022

Share:

Zyrtarët në qytetin juglindor ukrainas të Mariupolit thonë se kanë frikë se një numër i madh njerëzish mund të jetë vrarë pas shumë orësh të granatimeve të vazhdueshme të qytetit, transmeton Demokracia.com.

Nënkryetari i bashkisë Sergiy Orlov tha se pjesa e qytetit përgjatë lumit ku jetojnë 130,000 njerëz, përfshirë babanë e tij, është shkatërruar pothuajse plotësisht.

“Nuk mund të llogarisim numrin e viktimave atje, por besojmë se qindra janë të vdekur. Ne nuk mund të hyjmë atje për të marrë trupat”, tha ai për BBC.

“Ushtria ruse po vepron këtu me të gjitha armët e saj – artileri, sisteme të shumta raketore, avionë, raketa taktike. Ata po përpiqen të shkatërrojnë qytetin,” tha Orlov.

Ai thotë se forcat ruse janë disa kilometra larg qytetit nga të gjitha anët. /Demokracia.com/

Të ngjashme