Sport
Nëna e Mbappes është e zemëruar me Florentino Perez para se të fillojnë negociatat për kontratën
Demokracia
16:20 | 03 Janar 2024

Share:

Nëna e Kylian Mbappes, Fayza Lamari, ka mbetur e zemëruar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për rrjedhjen e detajeve nga bisedimet mes tyre në shtyp rreth të ardhmes së lojtarit, raporton The Athletic.

Lamari fajëson Florentinon për lejimin e rrjedhjeve të informatave në një përpjekje për të grumbulluar presion mbi djalin e saj dhe për të përshpejtuar transferimin.

Megjithatë, temperamenti u ftoh kur Jose Angel Sanchez, menaxheri i përgjithshëm i Madridit, hyri në negociata me nënën e Mbappes, Lamari, e cila tha se ishte e kënaqur me strategjinë e tij të negociatave.

Real Madridi po shtyn të nënshkruajë një para-marrëveshje me Mbappe këtë muaj për të shmangur një dramë të madhe gjatë verës, siç ishte rasti në 2022 dhe 2023.

Nëna e Mbappes do të përfshihet në çdo vendim të marrë nga lojtari duke marrë parasysh ndikimin e saj të fortë në lojtarin që është agjentja e tij.

Mbappe aktualisht fiton 72 milionë euro në PSG çdo vit dhe mendohet të marrë një bonus marramendës prej 130 milionë eurosh nëse nënshkruan për Real Madridin në verë.

Të ngjashme