Sport
Nën organizimin katastrofal dhe provokimet skandaloze, Kosova humb në udhëtim te Greqia
Demokracia
22:42 | 12 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar disfatë te Greqia, në një ndeshje ku organizimi la shumë për të dëshiruar nga nikoqirët.

“Dardanët” pësuan 2:0 nga Greqia në stadiumin “Panthessaliko” në Volos, raporton Demokracia.com.

Golin e parë për grekët e realizoi me kokë Giakoumakis në minutën e 71-të të takimit, ndërsa të dytin vendasit e arritën në minutën e shtatë shtesë nga Mantalos.

LIVE | Organizim skandaloz nga grekët, tifozët futen në fushë, sulmojnë “Dardanët” – takimi ndërpritet

Futbollistët e udhëhequr nga trajneri Alain Giresse tentuan përmes disa gjysmërasteve, por që nuk mjaftuan që të paktën ta shmangnin disfatën.

Ajo që mori vëmendjen në këtë përballje, gjithnjë për të keq, ishin provokime, sulmet e tifozëve grekë në drejtim të atyre të Kosovës në tribuna. Flamujt serb me hart të Kosovës në të u shfaqën në disa pjesë të stadiumit.

LIVE | Tifozët grekë vazhdojnë me provokime, disa tentojnë kalimin e rrëthojave pranë “Dardanëve”

Kosova me këtë humbje mbetet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Greqia tanimë ka 12 të grumbulluara si lidere e grupit.

E treat është Irlanda e Veriut me 2 pikë, aq sa ka edhe Qipro që e mbyll grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve./Demokracia.com/

Të ngjashme