Lajme
Në vendkalimin kufitar Tabanoc, sekuestrohet sasi e arit në vlerë 600 mijë euro
Demokracia
10:36 | 08 Gusht 2022

Share:

Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut, dje në vendkalimin kufitar Tabanoc ka sekuestruar 13.3 kilogramë ari në vlerë prej mbi 600.000 eurove dhe para të padeklaruara me shumë totale të rreth 30.000 mijë eurove

Ari dhe paratë janë kapur në autobusin me targa të Maqedonisë së Veriut që po transportonte udhëtarë nga Poreçi i Republikës së Kroacisë në Gostivar.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimeve, autobusi me targa të Maqedonisë, i cili lëviz në linjë të rregullt nga Poreçi (Kroaci) për në Gostivar, së bashku me pasagjerët është drejtuar në terminalin doganor në vendkalimin kufitar. Gjatë kontrollit me skaner mobil, janë vërejtur parregullsi në konstruksionin e çatisë, ku janë gjetur bizhuteri të ndryshme dhe tjegulla ari në forma të rregullta dhe të parregullta”, thonë mes tjerash nga Drejtoria Doganore.

Të ngjashme