ShowBiz
Në vazhdën e thashethemeve për një romancë me Leonardo DiCaprion, Gigi Hadid fotografohet me mikun e ngushtë të aktorit
Demokracia
12:38 | 05 Nëntor 2022

Share:

Gigi Hadid dukej se po shijonte disa orë jashtë qytetit kur mori pjesë në një festë që thuhej se ishte plot me modele dhe fytyra të tjera të njohura.

Takimi u mbajt në një rezidencë të bukur në qytetin e  New Yorkut të premten (4 nëntor).

Ajo u pa duke dalë nga festa me një mik të ngushtë të parterit të saj të përfolur prej kohësh, Leonardo DiCaprio.

Teksa, aktori fitues i “Oscar” u fotografua të njëjtën ditë ndërsa kryente punë në Los Angeles.

Pasi kaloi pak kohë të lirë në festë, Hadid doli nga dyert e përparme të ndërtesës me një buzëqeshje në fytyrën e saj.

Në këtë ditë, 27 – vjeçarja, zgjodhi një pamje të rastësishme dhe të lezetshme me pantallona ngjyrë bezhë dhe një bluzë të zezë pa mëngë që gjithashtu kishte një dizajn të thellë.

Ajo gjithashtu kishte veshur një palë këpucë elegante, të bardha me çorape të zeza dhe aksesorë me një shumëllojshmëri gjerdanësh shumëngjyrëshe dhe një çantë të ngjashme me ngjyrë të bardhë.

Hadid mbante një xhaketë ngjyrë kafe dhe i kishte tërhequr flokët e saj bionde në një topuz.

Pas Hadid ishte një burrë i veshur tërësisht në të zezë, me përjashtim të atleteve të tij të bardha, i cili besohet të jetë një mik i DiCaprios.

Ai u fotografua për herë të fundit me DiCaprion në shtator gjatë një nate jashtë në New York.

Ata përfunduan duke hipur në sediljen e pasme të një Range Rover dhe më pas u larguan.

Kampionia legjendare e tenisit, Venus Williams gjithashtu mori pjesë në festë dhe doli nga ndërtesa dhe u nis drejt një makine në pritje me një mik tjetër të afërt të DiCaprios.

Festa vjen mes gjithë muhabetit të një romance mes top-modeles dhe aktorit të cilët dyshohet se u panë duke u shoqëruar në një festë luksoze të Halloween në Brooklyn gjatë fundjavës, sipas Page Six.

Ata u panë gjithashtu me njëri-tjetrin në një festë pas Javës së Modës në New York, të organizuar në Casa Cipriani.

Më vonë atë muaj, ylli i “Revenant”, 47 vjeç, u pa në Milano në të njëjtën ditë që Hadid u shfaq në sfilatën e modës “Versace” Pranverë/Verë 2023.

U raportua se ylli i filmave i dha fund lidhjes së tij katërvjeçare me aktoren Camila Marrone, 25 vjeç, në gusht.

Hadid është beqare që nga viti i kaluar, kur ndërpreu romancën e saj gjashtëvjeçare me Zayn Malik. Ish-çifti kanë një vajzë 2-vjeçare Khai.

Të ngjashme