Lajme
Në Spitalin e Gjilanit pranohen në punë njerëz të afërt me drejtorin, Arsim Emini, përkrahës i LVV-së
Demokracia
14:00 | 12 Prill 2022

Share:

Në fund të muajit mars Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është bërë me drejtor. Në këtë pozitë është zgjedhur doktori, Arsim Emini, përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sa ishte si ushtrues detyre i drejtorit vitin e kaluar, Arsim Emini kishte hapur konkurs për këto pozita: Mirëmbajtës i parkut/ oborrit të spitalit, Drynar/ Shtëpiak, Mirëmbajtës i nyjeve sanitare/ ujësjellës, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com ka siguruar dokumentet e pranimit të kandidatëve nga ky konkurs.

Punëtorët e pranuar në këtë konkurs ishin Skënder Rashiti, Hamit Lubishtani nga Sllatina e Vitisë, i cili është i afërt më drejtorin Arsim Emini, është zgjedhur në pozitën e mirëmbajtësit të parkut të spitalit.

Në pozitën drynar/shtëpiak është pranuar Blerim Ahmeti, kushëri i Drejtorit të Administratës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, Sevdail Ahmetit.

Në pozitën si Mirëmbajtës i nyjeve sanitare/ujësjellës është pranuar Gëzim Rexhepi, bashkëshorti i Leonora Musliut, e cila punon në spitalin e Gjilanit si përgjegjëse e financave.

Të kujtojmë se drejtori i zgjedhur, Arsim Emini, sipas disa të dhënave që vetë i ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, nuk i figuron se e ka të përfunduar magjistraturën apo doktoraturën, siç kërkohet qartë në konkurs, por shkruan vetëm se është specializant.

Llogaria në FACEBOOK e drejtorit Arsim Emini

Demokracia.com në llogarinë e Eminit në Facebook ka vërejtur se ky i fundit është përkrahës i LVV-së, ku disa herë ka treguar simpatinë e tij për këtë subjekt politik. /Demokracia.com/

FOTO| Përkrahësi i LVV-së bëhet drejtor i spitalit në Gjilan pa magjistraturë e doktoraturë, kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së për favorizimin e tij

Të ngjashme