Lajme
Në Shqipëri vijnë edhe 40 mijë doza të AstraZeneca
Demokracia
14:19 | 15 Prill 2021

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka parë nga afër procesin e vaksinimit të personave mbi 60 vjeç në Kamëz.

Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila bëri të ditur se në Shqipëri do të vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Ditën e shtunë vijnë edhe 40 mijë doza të AstraZenecas nga instrumenti COVAX”, tha Manastirliu, raporton tch.

Sot ka arritur në mbi 300 mijë numri i vaksinime të kryera që prej fillimit të procesit të vaksinimit dhe në fundjavë do të vijojë vaksinimi i operatorëve turistikë./Demoracia.com/

Të ngjashme