Sport
Në pritje të kundërshtarit për në finale, KB Peja ngacmon Prishtinën dhe Trepçën përmes një postimi
Demokracia
20:59 | 24 Prill 2023

Share:

Peja është në pritje për të mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në finalet e “Play-Offit” për këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Të shtunën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Rami Hadar e siguroi kalimin për në finale, pasi e mposhti Golden Eagle Yllin.

Pejanët ndaj kampionit në fuqi triumfuan 3:1 në seri të ndeshjeve gjysmëfinale.

“Verdhezinjtë” në finale do të takohen me fituesin nga përballja Sigal Prishtina – Trepça. Seria gjysmëfinale është 2:2, teksa të premten (28 prill) do të zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare, që do të përcaktojë edhe skuadrën finaliste.

E duket se kjo pritje nuk po i pëlqen klubit nga perëndimi, që përmes një postimi në faqen zyrtare ka “ngacmuar” Prishtinën dhe Trepçën.

“KB Prishtina & KB TREPÇA, a po e kryni lojen ? Se jemi mërzit”, thuhet në postimin e KB Pejës, që u shoqërua gjithashtu me një fotografi interesante.

Të ngjashme