Lajme
“Në pritje të konfirmimit të takimit me Kurtin” – Rama publikon agjendën e turit të tij ballkanik
Demokracia
08:26 | 06 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot do të nis turin e tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

Rama këtë tur do ta nis me vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku pasdite pastaj do të arrij në Prishtinë.

Deri më tani është konfirmuar takimi i Ramës me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Galuk Konjufca.

Kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.

Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.

Ai kishte thënë se “shkaku i acarimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike, takimi nuk mund të mbahej në formatin e paraparë”.

Të ngjashme