Lajme
Në ora 18:00 fillon numërimi i votave me kusht
Demokracia
15:24 | 28 Shkurt 2021

Share:

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ora 18:00 pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Këtë e ka bërë të ditur për Demokracia.com, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e diele, 28 shkurt, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thën Elezi.

Theksojmë se janë rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta. /Demokracia.com/

Të ngjashme