Lajme
Në opozitë thoshte se 5 këshilltarë i mjaftojnë, tash Albin Kurti ka 24 këshilltarë
Demokracia
22:51 | 15 Prill 2023

Share:

Kur Albin Kurti ishte në opozitë kritikonte ashpër kryeministrat e kohës për numrin e madh të këshilltarëve. Ai publikisht shprehej se është kundër angazhimit të numrit të madh të njerëzve që e këshillojnë një politikan. Madje, i përqeshte ish-kryeministrat për numrin e këshilltarëve.

Sipas tij, angazhimi i shumë njerëzve në këtë cilësi tregon paaftësinë e politikanit.

Pak para zgjedhjeve të vitit 2019, në emisionin Pressing ai kishte thënë se atij nuk u duhen më shumë se pesë këshilltar.

Duke aluduar në numrin e madh të këshilltarëve të ish-kryeministrit Haradinaj, gjatë kësaj interviste, ai kishte thënë se 35 këshilltar janë shumë për një kryeministër.

“Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësi fondamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar Kurti.

Këtë zotim, Albin Kurti e kishte harruar pasi kishte fituar ato zgjedhjet.

Me të marr postin e kryeministrit, ai kishte angazhuar dhjetëra këshilltarë rreth tij.

Ndryshe nga Qeveria Kurti I, në Qeverinë Kurti II ai ka angazhuar numër të madh të këshilltarëve.

Madje, ende vazhdon të emërojë këshilltar politik, të cilëve iu jep përgjegjësi të ndryshme. Në pjesën e dytë të mandatit, numri i këshilltarëve të kryeministrit Kurti ka arritur në 24.

Nuk dihet nëse të gjithë kanë zyre në Zyrën e Kryeministrit, por pjesa dërmuese e tyre janë këshilltar politik.

Këto pozita ai ua ka besuar njerëzve të tij të besueshëm.

LEXONI EDHE

DOKUMENT | Kurtin e këshillon serbi Miletiq që thoshte se ai po imponon atmosferë antiserbe dhe 22 të tjerë

 

Të ngjashme