Lajme
Në marrëveshje me Putinin, Hamasi liron një peng me nënshtetësi ruse
Demokracia
16:38 | 26 Nëntor 2023

Share:

Hamasi ka raportuar lirimin e një shtetasi rus i cili ishte duke u mbajtur peng, shkruan Reuters.

“Në përgjigje të përpjekjeve të presidentit rus, Vladimir Putin dhe në vlerësimin e pozicionit rus në mbështetje të kauzës palestineze, Hamasi liroi një të burgosur që mban nënshtetësi ruse”, thuhet në arsyetimin e lirimit të tyre.

Deri tash, Hamasi ka liruar 14 shtetas tajlandezë, një nga Filipinet dhe 26 izraelitë, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Gjithashtu 78 të burgosur palestinezë janë liruar nga burgjet e izraelit.

Pritet lirimi edhe i më shumë pengjeve izraelite të dielën, por koha e lirimit të tyre nuk është bërë e ditur.

Të ngjashme