Lajme
Në Maqedoni po kontrollojnë nëse kanë ardhur çipsat kancerogjen nga Serbia
Demokracia
15:04 | 04 Gusht 2023

Share:

Tregu maqedonas po kontrollohet për të parë nëse ka çipsa serbe në të cilët është zbuluar nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen, tha sot drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AHV) të Maqedonisë së Veriut, Nikolçe Babovski.

Ai për agjencinë shtetërore MIA tha se nëse konfirmohet se në tregun e Maqedonisë së Veriut ekzistojnë çipsa nga Serbia me nivel të lartë të akrilamidit, ai produkt do të largohet, transmeton Demokracia.com.

Sipas tij, ndërkohë, RASFF, sistemi i paralajmërimit të shpejtë në nivel të BE-së, po monitorohet në mënyrë aktive, për të parë se kur vëren se ata çipsa janë të ndaluara.

“Në sistemin e paralajmërimit të shpejtë RASFF në nivel të BE-së ende nuk është vërejtur se ky produkt është i ndaluar dhe duhet të tërhiqet nga tregu, por tashmë po kontrollojmë nëse ka hyrë në vendin tonë apo jo”, tha Babovski.

Në kufirin me Kroacinë është ndalur një dërgesë e çipsave me shije speci, e prodhuar në Serbi, për shkak të konstatimit të nivelit të lartë të akrilamidit dhe këtë e ka bërë të ditur edhe Komisioni Evropian në faqen e tij zyrtare. /Demokracia.com/

LEXONI EDHE:

LAJMI I FUNDIT | Çipsat e prodhuar në Serbi përmbajnë substanca kancerogjene

Të ngjashme