Lajme
Në Irak mbërrin kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer/BioNtech
Demokracia
15:08 | 11 Prill 2021

Share:

Në Irak ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer/BioNTech kundër COVID-19

“Kanë mbërritur 50 mijë doza nga gjithsej 3 milionë, aq sa kemi porositur nga ky prodhues”, tha zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Shëndetësisë, Seif el-Badr. 

Bagdadi gjithashtu ka nënshkruar kontrata për të blerë 16 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, 2 milionë vaksina ruse Sputnik V dhe 2 milionë vaksina nga kompania kineze Sinopharm, transmeton AA.

Deri më tani 14.678 persona e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 918.155 raste me virus.  

Të ngjashme