Lajme
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Demokracia
08:19 | 25 Prill 2024

Share:

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykimi do të rinis në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.

Pasditen e djeshme, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të i cili ishte dëshmitar i mbrojtur me kodin W04850.

Sipas përmbledhjes së prokurorisë të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar dëshmoi për një individ i cili ishte arrestuar nga UÇK-ja në vitin 1999 dhe që prej atëherë është i zhdukur.

Po ashtu dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i 55-të të ZPS-së, Ramiz Qeriqi. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut.

Të ngjashme