Sport
Në futboll larg pritshmërive, Vlahoviq me veprimin ndaj Interit po konsiderohet “aktor”
Demokracia
13:57 | 04 Prill 2022

Share:

Lojtarët e Juventusit u mposhtën në shtëpi nga Interi me rezultat minimal.

Në këtë përballje është kritikuar shumë paraqitja e sulmuesit serb të ardhur në afatin kalimtar të janarit te Juventusi, Dushan Vlahoviq.

Ky i fundit përveq se pas 90 minutave nuk u bë “i gjallë”, në një moment simuloi, duke u munduar të përfitojë diçka.

Danilo D’Ambrosio e ka goditur aksidentalisht në fytyrë sulmuesin serb gjatë një gjesti kur ka dashur të shprehë pakënaqësinë e tij duke shtrirë krahët.

Ndonëse ajo goditje nuk ishte e fortë, Vlahoviq e shfrytëzoi të rrëzohej në fushë.

Pamjet janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale duke u tallur me sulmuesin serb. /Demokracia.com/

Të ngjashme