ShowBiz
Në ditëlindjen e 26-të – Bardhi ia bën vetes dhuratë një veturë luksoze të tipit Mercedes
Demokracia
19:50 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Bardhyl Idrizi – Bardhi feston ditën e sotme (e hënë) ditëlindjen.

I lindur më 25 dhjetor të vitit 1997, ai ka mbushur plot 26 vite jetë.

Me këtë rast reperi i ka bërë vetes një dhuratë luksoze – një veturë të tipit Mercedes C220D.

Foto: Screenshot/Instagram

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, me një postim gjegjësisht të ndarë në InstaStory.

Ai prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar, i kthyer tashmë në një artist shumë të pëlqyer nga publiku.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti tashmë ka realizuar disa hite, e në mesin e tyre edhe bashkëpunime me emra të mëdhenj të muzikës.

Veç tjerash, viteve të fundit është një emër shumë I kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

 

Të ngjashme