Lajme
Në Beograd, protestë e vogël kundër vizitës së Lavrovit në Serbi
Demokracia
17:22 | 06 Qershor 2022

Share:

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka anuluar vizitën dyditore në Beograd, pasi Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi ia mbyllën hapësirën ajrore.

Serbia deri më tani nuk i ka vendosur sanksione shtetit rus pas agresionit në Ukrainë. Ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandër Vuçiq, u morën vesh që Rusia të vazhdojë ta furnizojë Serbinë me gaz natyror.

Një grup joformal i qytetarëve “Rusët, Ukrainasit, Bjellorusët dhe Serbët së bashku kundër luftës”, kanë protestuar para Presidencës serbe, në Beograd, për të shprehur kundërshtim për vizitën e paralajmëruar të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ata thanë se pas anulimit të vizitës kanë dal vetëm në mënyrë simbolike, për të porositur se “në Serbi ka njerëz që nuk i besojnë propagandës ruse”.

Vendi i Lavrovit është në Hagë jo në Beograd, thanë disa qytetar të cilat kanë qenë duke protestuar kur Vuçiqit që ishte në takim me ambasadorin rus.

Ata kanë falënderuar Bullgarinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për moslejimin e hapësirës ajrore për Lavrovin. rusët që jetojnë në Beograd dhe ukrainasit që kanë ardhur si refugjatë, kanë thënë se është e turpshme që një shtet demokratik evropian të pranon Lavrovin, kur Rusia është duke bërë krime lufte në Ukrainë. /RtkLive

Të ngjashme