Lajme
Në asnjë shkollë të kryeqytetit nuk ka filluar procesi mësimor
Demokracia
10:25 | 01 Shtator 2022

Share:

Deri më tani në asnjë shkollë  në kryeqytet nuk ka filluar të mbahet viti shkollor.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati.

Edhe në terren është parë se shkollat janë duke e respektuar vendimin e SBASHK-ut për greva.

Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërprenë grevën.

Të ngjashme