Lajme
Në 25-vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, krerët e shtetit kërkojnë të ndiqet shembulli i saj
Demokracia
09:19 | 05 Shtator 2022

Share:

Institucionet e vendit me një varg aktivitetesh shënojnë 25-vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë.

Mëngjesin e së hënës tre krerët më të lartë të shtetit presidentja Vjosa Osmani, kreu i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Me këtë rast Osmani tha se Shën Tereza dhe shembull për gjithë njerëzimin.

“E cila dha një shembull për gjithë botë. Sot përkujtojmë me krenari gjithë veprës e saj dhe shembullin që la pas”, tha Osmani.

Përderisa kreu i Kuvendit,  tha se ajo ka qenë gjithmonë afër popullit të saj duke dhënë shembull të humanizmit e besimit.

“Po e kujtojmë simboli e rëndësishëm të mbarë botës, e cila është shembull i besimit e humanizmit, shembulli i saj ka inspiruar miliona njerëz”, tha Konjufca.

“Ajo ka qenë gjithmonë afër popullit. Do të nderohet në këtë dhe gjithmonë”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti tha se Tereza u bë nënë e gjithë botës dhe se sakrifica e saj është vlerë për gjithë njerëzimin, raporton EO.

“Sot po e shënojmë shkuarjen e saj në amshim. Jeta e saj është vepër gjithë njerëzimin dhe shembull, ajo u bë nëna e gjithë botës”.

“Duhet të ndjekim shembullin e saj me dashuri dhe sakrificë për të mirën e përgjithshme. Sakrifica është vlerë e gjithë popullit shqiptar”.

Të ngjashme