ShowBiz
Ndryshimi i madh i Bradley Cooper për rolin e dirigjentit Leonard Bernstein
Demokracia
07:18 | 31 Maj 2022

Share:

Bradley Cooper e ka ndryshuar aq shumë dukjen për rolin në filmin “Maestro”, sa që nuk njihet.

Në realizimin e ri të Netflix, ai luan rolin e dirigjentit amerikan, Leonard Bernstein. Muzikanti i njohur lindi në vitin 1918, ndërsa ndërroi jetë në vitin 1990 për shkak të sulmit në zemër që erdhi si pasojë e pamjaftueshmërisë së mushkërive.

Në fotografitë promovuese shihet Cooper në rolin e Bernsteinit të ri, ndërsa krahas tij është aktorja Carey Mulligan.

Po ashtu, shfaqet aktori duke portretizuar protagonistin kryesor edhe në vitet e pjekurisë, ku ka pësuar një ndryshim të madh në dukje.

Ka qenë pikërisht Cooper që e ka shkruar skenarin së bashku me Josh Singer, derisa të famshmit Martin Scorsese dhe Steven Spielberg janë producentë të filmit.

Xhirimet tashmë janë duke u zhvilluar, ndërsa premiera pritet të jepet gjatë vitit 2023.

“Si fëmijë kam qenë i fiksuar me dirigjimin dhe ushtroja me orë të tëra. Spielberg e dinte këtë. Më pyeti nëse doja ta portretizoja Bernsteinin, ndërsa kur e pa ‘A Star Is Born’, e kuptoi se mund të shkruaja edhe një skenar të mirë”, kishte treguar aktori në emisionin The Late Show with Stephen Colbert në muajin janar të këtij viti. /Telegrafi/

Të ngjashme