Sport
Ndryshe nga Zeqiri e  Domgjoni që refuzuan Kosovën, Bajrami lë Zvicrën për Shqipërinë
Demokracia
13:21 | 09 Mars 2021

Share:

Nedim Bajrami mund të quhet praktikisht një lojtar i Kombëtares shqiptare.

Mesfushori i cili aktivizohet në radhët e skuadrës së Empolit, është aktivizuar në të gjithë grup moshat e Zvicrës dhe tani trajneri i U-21 të kombëtares helvete Mauro Lustrineli ka deklaruar për “Blick” se zemra e tij rreh vetëm për Shqipërinë:

“Ne provuam ta bindnim Bajramin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, më pas ai na tha se zemra e tij rreh për Shqipërinë. Edhe pse për ne është një nga vlerat kryesore, nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta linim të largohej.”

Mesfushori 22-vjeçar është aktivizuar në total me skuadrën e Empolit këtë sezon në 28 ndeshje ku ka arritur të realizojë 5 gola dhe duke dhuruar 9 asist.

Ndryshe nga Bajrami, Andi Zeqiri e Toni Domgjoni kanë vendosur të mos luajnë për Kosovën duke e zgjedhur të përfaqësojnë edhe mëtutje  Zvicrën U-21. /Demokracia.com

Të ngjashme