Lajme
“Ndreq ditën, prish natën”| Deputetët e LVV-së linçojnë mediat
Demokracia
13:38 | 25 Prill 2023

Share:

Deputetë e LVV-së, Salih Zyba dhe Tinka Kurti kanë bërë një shkrim linçues ndaj disa prej analistëve, të cilët shprehën rezervat e tyre në lidhje me zgjedhjet në veri.

Zyba ka bërë një kolazh prej gjashtë fotografive, ku paraqiten analistët Halil Matoshi, Valon Syla, Baton Haxhiu e Albert Krasniqi, të cilët kanë kritikuar zgjedhjet në veri.

Sipas Zybës, asnjëri prej të lartëcekurve nuk kanë folur ndonjë gjë në lidhje me organizimin kriminal të Listës Serbe.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka aluduar se në studio televizive gjatë natës po prishet ajo që po “ndreqet ditën” nga puna e Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se po në këto studio, të cilave nuk ia ka përmendur emrat, ka thënë se dikur u lartësonin gënjeshtrat dhe tani ato po përpiqen t’i mbysin të vërtetat, në po këto studio televizive.

Të ngjashme