Lajme
Ndotja shkakton 9 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën
Demokracia
19:08 | 18 Maj 2022

Share:

Një studim i publikuar në “The Lancet Planetary Health”, tregon se ndotja është shkaktare për 9 milionë vdekje çdo vit.

Sipas të dhënave këto vdekje regjistrohen ngaqë njerëit janë të ekspozuar ndaj ajrit, ujit ose tokës të ndotur me substanca toksike.

Kështu, një në gjashtë vdekje (16%) i atribuohet ndotjes. Kjo gjë që e bën atë faktorin numër një të rrezikut mjedisor sa i përket sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme.

Sipas të dhënave vdekjet nga ndotjet janë tre herë më shumë se vdekjet kumulative nga pasojat e SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries.

Rezultati i bashkëpunimit të rreth tridhjetë studiuesve ndërkombëtarë vlerësuan, ndikimin e përgjithshëm të të gjitha formave të ndotjes. Ky është vetëm edicioni i dytë i këtij raporti pas publikimit të parë në vitin 2017.

Ky vlerësim bazohet në analizën e të dhënave nga Barra Globale e Sëmundjeve. Një program kërkimor ndërkombëtar epidemiologjik i udhëhequr nga Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit (Seattle, SHBA).

Në këtë program janë angazhuar rreth 7000 studiues.

Studimi tregon se numri i vdekjeve të parakohshme që i atribuohen ndotjes mbetet i qëndrueshëm ndërmjet viteve 2015 dhe 2019.

“Këto të dhëna tregojnë se situata nuk është përmirësuar.Notja mbetet një kërcënim i madh global, veçanërisht në vendet me të ardhura mesatare dhe të ulëta”, thuhet më tej në studim.

Të ngjashme