Lifestyle
Ndotja globale po ndikon në zvogëlimin e organit gjenital të meshkujve
Demokracia
19:40 | 24 Mars 2021

Share:

Një libër i ri shumë i diskutuar nga Dr Shanna H. Swan, një epidemiologe e njohur e mjedisit dhe riprodhimit, ndwrlidh përdorimin e kimikateve industriale në produktet e përditshme me peniswt më të vogjwl, numrin më të ulët të spermatozoideve dhe mosfunksionimin erektil.

Vetë titulli me fjalë dhe nëntitulli i librit tingëllon si një zile paralajmëruese që nuk kemi mundësi ta injorojmë: Count Down: How World Our Modern World Is Threatening Sperm Counts, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e racës njerëzore, transmeton Demokracia.com

Në vitin 2017, Swan ishte bashkëautore e një studimi që zbuloi se numri i spermatozoideve kishte rënë në Perëndim me 59 përqind midis 1973 dhe 2011.

Në librin e saj të ri, Swan eksploron sesi një numër i ulët i spermatozoideve, nivele të ulëta të lindshmërisë dhe tkurrja e penisit është e lidhur me një fajtori i përbashkët: kimikatet.

“Kimikatet në mjedisin tonë dhe praktikat jo të shëndetshme të jetës në botën tonë moderne po prishin ekuilibrin tonë hormonal, duke shkaktuar shkallë të ndryshme të shkatërrimit riprodhues,” shkruan ajo në librin e saj të ri.

Swan gjithashtu ndau gjetjet e saj mbi normat e pjellorisë. “Në disa pjesë të botës, mesatarja e një gruaje njëzetvjetëshe sot është më pak pjellore sesa gjyshja e saj ishte 35 vjeç.” Ajo gjithashtu shtoi se një burrë mund të ketë gjysmën e sasisw sws permës së gjyshit të tij./Demokracia.com

Të ngjashme