Kuriozitete
Ndoqi navigacionin, por përfunduan në oqean
Demokracia
22:44 | 06 Maj 2023

Share:

Një çift turistësh patën një përvojë të tmerrshme mbrëmjen e së shtunës së kaluar, kur furgoni i tyre përfundoi gabimisht në portin e varkave të vogla Honokohau në Kailua-Kona.

Sipas dëshmitarëve, shoferi dhe pasagjeri i saj ishin të lidhur me rripat e sigurimit në sediljet e tyre teksa uji futej nëpër dritaret e hapura të Dodge Caravan.

Pasagjerja mundi të arratisej nga dritarja, por kalimtarët u detyruan të hidheshin në ujë dhe të nxirrnin shoferin jashtë dhe ta çonin tek pjerrtësia e varkës, shkruajnë mediat lokale.

 

Kalimtarët thanë se turistët i keqkuptuan udhëzimet e GPS-së për një ekskursion me peshqit “manta ray” dhe GPS-i i tyre i çoi drejt e në port.

“Unë mendoj se ata thjesht duhet t’i kenë hequr sytë nga rruga për një sekondë dhe mendoj se të gjithë janë paksa të tronditur sepse e pamë këtë makinë të shkonte direkt në port”, deklaroi Christie Hutchinson, një dëshmitare e incidentit.

“Dhe na u desh një sekondë për të kuptuar se çfarë po ndodhte, sepse ata nuk dukeshin në panik ose nuk kishin ndonjë ndjenjë urgjence për të dalë nga makina”, shtoi ajo.

Burimet bëjnë me dije se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Ekuipazhet e tërheqjes nxorën karavanin plotësisht të zhytur nga uji.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Qershor 2024