Sport
Ndodhë në Bullgari: Presidenti i klubit futet në fushë, kërkon që penaltinë ta godasë tjetërkush – “tjetërkushi” e humbet
Demokracia
15:21 | 24 Maj 2022

Share:

Stoyne Manolov, pronari i klubit bullgar, Tsarsko Selo, që luante në ligën elitare të këtij shteti, e ka bërë një veprim bizar.

Për klubin e tij ishte akorduar një penalti në minutën e fundit dhe në rast të konvertimit, klubi i tij do ta siguronte mbetjen në ligë.

Futbollisti Yufupha Yaffa e kishte marrë topin duke synuar që ai ta godasë penaltinë edhe pse nuk ishte goditësi standard i tyre.

Me të parë këtë, Manolovi është futur në fushë dhe është ballafaquar me Yaffan, duke kërkuar që penaltinë ta godasë ylli i skuadrës, Martin Kavadanski.

Mirëpo, ky i fundit e kishte humbur penaltinë me ç’rast klubi ka rënë nga liga.

Të ngjashme