Sport
Ndeshjet për gjysmëfinalisët e parë të Champions, Dortmund përmbys rezultatin ndaj Atleticos! Barcelona dhe PSG barazim në Spanjë
Demokracia
22:28 | 16 Prill 2024

Share:

Mbrëmjen e sotme do të mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League.

Në përballjet mes Atletico Madrid-Dortmund dhe Barcelona-PSG, padyshim që vëmendja më e madhe është e përqendruar te kjo e dyta.

Katalanasit shënuan në minutën e 12-të me anë të Raphinas, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 39-të nga Dembele. Ndeshja e parë të zhvilluar në Francë që përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të katalanasve.

Nga ana tjetër, totalisht surprizë mund të konsiderohet ndeshja mes Atletico Madrid dhe Dortmund, me gjermanët që kanë përmbysur rezultatin dhe po kryesojnë me rezultatin 2-0 në “Metropolitano”. Golat u shënuan nga Brant në minutën 34 dhe Maatsen në minutën 39.8

Formacionet:

BARCELONA (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo; De Jong, Gundogan, Pedri; Yamal, Lewandowski, Raphinha.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Lucas Hernandez, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembelé, Mbappé, Barcola.

Të ngjashme