Sport
Ndeshja e kthimit mes Klaksvikut dhe Ballkanit, UEFA cakton gjyqtarët
Demokracia
12:34 | 07 Gusht 2022

Share:

Ballkani do ta zhvillojë javën tjetër ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës do të ndeshet me Klaksvikun në kuadër të rundit të tretë eliminator në këtë kompeticion, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takoi suharekasve me rezultat të ngushtë, 3:2.

Kurse, ndeshja e kthimit në Torshavn luhet të enjten.

UEFA tashmë ka deleguar edhe gjyqtarët për këtë ndeshje.

Gjyqtari nga Gjeorgjia, Goga Kikacheishvili do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje.

 

Law 5 - The Referee: 2023 UEFA Under-21 Championship Appointments (November  2021)

Davit Gabisonia dhe David David Chigogidze do të jenë ndihmësit e tij, teksa Irakli Kvirikashvili do të jetë gjyqtar i katërt./Demokracia.com/

Të ngjashme